zoom

Aktualitet

Emrat/ 50 urdhër arreste nga SPAK. Arrestohen dy shqiptarë në Itali dhe Spanjë

Arjan Tuku dhe Denis Meta janë dy shqiptarët e arrestuar në Itali dhe Spanjë, për përfshirje në ngjarje kriminale.

Në kuadër të megaoperacionit të SPAK, Tuku është arrestuar në Itali, ndërsa Meta në Spanjë, pas komunikimeve të Interpol Tirana me homologët italianë e spanjollë.

Arrestimi i tyre u bë nga shkëmbimi i informacioneve në kohë të shpejt mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve spanjolle e italiane.

Pak orë më parë SPAK lëshoi një urdhër arresti edhe për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i cili u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, në atë kohë me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz.

Ndërkohë në total deri tani janë lëshuar 50 urdhër arreste, mes tyre edhe ish zyrtare policie.