zoom

Aktualitet

Elia dhe babai sot në Gjykatë pas dhunës, vendimi: Rrini 5 metra larg nga njëri-tjetri! Fëmijën…

Për herë të parë pas raportimit të konfliktit, si dhe pamjeve të dhunës në Oborrin Mbretëror, Elia Zaharia u shfaq sot në dyert e Gjykatës së Tiranës.

Gjykata Civile e Tiranës njoftoi se u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtjeje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit, Gjergj Zaharisë, të cilët gjithashtu denoncojnë njëri-tjetrin për dhunën fizike dhe psikologjike.

Konfirmohet se për dy të parët është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Leka Zogun ll dhe ish-bashkëshorten, e tij me të cilën ndodhet në proces divorci, Elia Zaharia, urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Pra respektivisht çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias, por të dados.

Në foto është momenti kur Elia dhe babai i saj Gjergji dalin nga Gjykata Civile. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë, si provë materiale. /ZOOM.AL/