zoom

Të gjitha

Ekzekutimi i Xhuljano Bullarit me tre plumba! Selmanaj: Arma dhe rrobat nuk janë të miat, nuk e vrava unë

Bledar Selmanaj mohon të jetë autori i vrasjes së Xhuljano Bullarit. Përballë efektivëvë ai është shprehur se e njihte personalisht 25-vjeçarin mirëpo nuk ka qënë ai autori i vrasjes.

“Arma dhe rrobat nuk janë të miat, kam njohje me 25-vjeçarin po nuk e vrava. Kam qënë i përfshirë gabimisht në ngjarje”- mësohet të ketë thënë Selmanaj.

Kujtojme se 25-vjeçari Xhuljano Bullari u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës, tip Fiat Punto me të cilën ishte nisur nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë. Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit 2021, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre.