zoom

Aktualitet

Ekzekutimi i Prendit, makina e autorëve me targa greke

Tirana u trondit nga një tjetër atentat mafioz ku shënjester ishte 30-vjeçari Klajdi Prendi. I riu është qëlluar me armë me silenciator sapo ka dalë nga një lokal në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet rreth orës 00:36 minuta të kësaj të marte.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës ku fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Makina e autorëve ka qënë duke zbritur nga rruga e Freskut. Sapo i riu ka hipur në mjetin e tij, ata e kanë qëlluar disa herë dhe plumbat e kanë kapur në kokë dhe në kraharor. Fill pas kësaj autorët janë larguar drejt qendrës. Shokët e Prendit kanë dalë nga lokali dhe me makinën e viktimës janë nisur drejt spitalit te Traumës.

Ndërkohë, policia njofton se në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur tip Audi e cila dyshohet se u përket autorëve. Brenda mjetit nuk është gjetur arma e zjarrit.

Makina e autorëve “Audi A4” ka qenë me targa greke të mbivendosura. Ende nuk është këqyrur numri i shasise pasi është dëmtuar nga djegia.

Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë te dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse rezulton apo jo e vjedhur.

Ndërkohë agjentët e policisë kriminale janë duke këqyrur edhe makinën tip “G Class” të viktimës, Klaudio Prendi.