zoom

Ekonomi

Eksperti i ekonomisë: Bordet kanë dëmtuar konsumin, rrisin të ardhurat e shtetit

Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj ka folur për krizën ekonomike që ka “mbërthyer” familjet shqiptare.

Eksperti Danaj kundërshton kryeministrin Edi Rama kur thotë se inflacionin është 7% pasi bazohet mbi një mesatare ku janë të përfshira edhe produktet e luksit, por inflacioni real është 11%. Danaj tha se inflacioni real sot në Shqipëri e kalon 11% dhe jo 7% që thotë kryeministri dhe ai indeksim i pagave nga qeveria nuk përkon me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

“Ai inflacion që thotë kryeministri nuk është inflacioni real sepse bazohet mbi një mesatare ku janë të përfshira edhe produktet e luksit. Nuk mund të flasim për një inflacion kur jetike kemi produktet e shportës dhe në atë përllogaritje merren edhe produktet e luksit duke e ulur inflacioni real. Inflacioni real sot në Shqipëri e kalon 11% dhe jo 7% që thotë kryeministri dhe ai indeksim i pagave nga qeveria nuk përkon me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës. Po flasim vetëm për 7 produkte që ka ngelur Shqipëria prej vitesh kur në rajon janë 13 produkte të shportës.

Çmimet reale, edhe pse janë rritur gjithandej, ndryshe nga të gjitha vendet e përgjegjshme që kanë marrë masa që shtresat e popullsisë ta përballojnë dhe kompanitë që mund të dalin me humbje, shteti e rimburson kompaninë por nuk dëmton konsumin. Ne këtu kemi dëmtuar konsumin. Me bordet e transparencë diktojmë çmimin sepse kemi përfitime për të ardhurat në arkën e shtetit. Shteti përfiton më shumë duke mbajtur çmimet në këto nivele sepse edhe taksat dhe përfitimet në arkën e shtetit janë më të lart”, tha Denaj për Syri tv.