zoom

Politikë

Eksperimenti i FRPD tregon si Qendra bëhet më shpejt në këmbë sesa me makinë

Një ndër premtimet elektorale të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi është dhe ndërtimi i një nënkalimi në sheshin Skënderbej, i cili sipas tij do të shmangte trafikun në kryeqytet, si dhe do të lehtësonte qytetarët në lëvizjen e tyre.

Gjatë prezantimit të planit urbanistik për këtë projekt, Këlliçi premtoi një rikonceptim të planit për parkingjet, si dhe tregoi mënyrën se si do të arrihet deri te transporti publik falas.

“Nëse vazhdohet kështu në Tiranë, ky qytet do të kolapsojë. Në të vërtetë, jemi shumë afër kësaj pike. Sepse nuk mund të vazhdohet me ndërtimet pa asnjë planifikim urban, nuk mund të vazhdohet me flotë autobusësh që janë jashtë kondicioneve teknike, nuk mund të vazhdohet pa parkime, pra, nuk mund të vazhdohet pa e rikonceptuar të gjithë këtë çështje nga e para!

Trafiku në Tiranë është një çështje e cila duhet zgjidhur me prioritet absolut, për të gjtha arsyet e përmendura më sipër. Por siç edhe të gjithë e dimë, ajo duhet të vijë nga një sërë ndërhyrjesh që kanë lidhje me tra sportin cilësor, të sigurt dhe falas, me korsi të dedikuara të autobusëve të shpejtë, me biletat elektronike dhe aplikacionet ndihmuese për udhëtarët, me riikonceptimin total të lëvizshmërisë në Tiranë, me hapjen e rrugëve të reja dhe rikualifikimin e rrugëve dytësore, të cilat mund të shfryjnë trafikun, me vepra infrastrukturore që nuk zgjasin pafund siç është rasti i Unazës së Madhe, me një plan të mirëfilltë për parkimin si dhe me policinë bashkiake që nuk është aty vetëm për gjoba, po për të ofruar ndihmë dhe zgjidhje”, tha Këlliçi.

Një eksperimet social i prezantuar nga FRPD tregon se qendra kalohet më shpejt në këmbë sesa me makinë. Besard Xhaferri thotë që makinat do të kalojnë 10 herë me shpejt sesa këmbësorët, me nënkalimin e premtuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)