zoom

In Zoom

Shtyrja e hapjes së shkollave, nga mungesa e teksteve

27 shtatori do të shënojë nisjen e vitit mësimor për arsimin parauniversitar në shkollat publike në Shqipëri. Por sistemi nuk është ende gati. Tekstet shkollore mungojnë për të gjitha klasat. Një mori ankesash kanë mbërritur në redaksinë e Zoom.al nga prindër që nuk gjejnë tekstet shkollore në asnjë nga libraritë e vendit.

“Mungesa e teksteve është edhe shkaku i shtyrjes së nisjes së vitit shkollor”, i tha Zoom.al një burim konfidencial nga Ministria e Arsimit.


Zoom.al verifikoi disa librari në Tiranë. Tekstet shkollore mungojnë për të gjitha nivelet e sistemit parauniversitar. Po kështu mësohet se nëpër shkolla po shpërndahen tekste të vjetra.

Pas këtyre konstatimeve, Zoom.al kontaktoi Ministrinë e Arsimit, e cila nga ana e saj e mohoi mungesën e teksteve mësimore për arsimin parauniversitar.

”Procesi i shpërndarjes së teksteve ka nisur që më datë 1 dhe përfundon me nisje e vitit shkollor, pra më datë 27”, u tha për Zoom.al.