Aplikacion
Por cili do të jetë bashkëpunimi, çfarë merr përsipër Aeroporti i Mynihut, sa do të jetë vlera e investimit të gjermanëve dhe sa do të zgjasë ky bashkëpunim?
Zoom.al u intresua pranë Aeroportit të Mynihut. Drejtoresha e Marrëdhënieve me Median Ndërkombëtare, zonja Corinna Born, dha detaje në lidhje me rolin që do të ketë gjigandi europian i menaxhimit të aeroporteve në menaxhimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës, që do të ndërtohet dhe menaxhohet nga dy kompanitë nga Kosova, “Mabetex” e Behgjet Pacollit dhe “2A Group”.
Born: Ne po mbështesim “Mabetex” dhe “2A Group” në planifikimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Fokusi ynë është në një partneritet afatgjatë në të cilin Aeroporti i Mynihut do të ofrojë ekspertizën e tij operacionale dhe komerciale për zhvillimin, optimizimin dhe funksionimin e aeroportit të ri.
Born: Me përvojën tonë afatgjatë si një operator i suksesshëm aeroportual global, ne duam t’i mundësojmë Aeroportit të Vlorës të arrijë potencialin e tij të plotë dhe t’i shtojë vlerë rajonit. Ekspertët tanë do të punojnë krah për krah me “Mabetex” dhe “2A Group”, si dhe me autoritetet dhe kompanitë lokale. Një element kyç do të jetë trajnimi dhe zhvillimi i profesionistëve lokalë të aeroportit.
Born: Ne parashikojmë një partneritet afatgjatë me “Mabetex” dhe “2A Group”. Mbështetja jonë do të ndihmojë “Mabetex” dhe “2A Group” të marrin të gjithë asistencën operacionale, teknike dhe komerciale specifike për aeroportin që u nevojitet për të zhvilluar këtë aeroport sa më shpejt dhe në mënyrë efektive. Përveç kësaj, ne do të ofrojmë ndihmë në tërheqjen e linjave ajrore për të fluturuar në këtë aeroport të ri. Aeroporti i Mynihut ka përvojë të gjerë në marketingun dhe destinacionet e linjave ajrore dhe ne do të përdorim rrjetin dhe kontaktet tona për të nxitur zhvillimin rajonal dhe ekonomik të rajonit të Vlorës. /Zoom.al