Aplikacion
Po të analizojmë modelin ekonomik që zhvillohet brenda tyre, ato janë produkt i pastër i ekonomise së lirë e të pa rregulluar të tregut.
Për ta bërë sa më të prekshme këte analizë, po e filloj me komodifikimin, një vyrtyt bazë i kapitalizmit liberal.
Komodifikimi është bashkim i dy fjalëve: fjalës “commodity” që janë mallra ose shërbime me një vlerë ekonomike, dhe fjalës modifikim, që është ndryshim në funksion ose formë.
Komodifikimi është mënyra se si në kapitalizmin liberal realizohet objektivi i akumulimit të kapitalit ose vlerës, nëpërmjet shndërrimit në formë edhe në funksion të çdo gjejë të cilës mund t’i gjendet një vlerë këmbimi.
Për shembull, puna është komodifikim i njohurive, aftësive, talentit apo edhe i krahut të punës për të kryer procese të caktuara, duke i shëndruar këto të fundit në vlera monetare.
Profesori shpërndan njohuritë e tij edhe paguhet për këtë. Shkrimtari shkruan një libër edhe siguron përfitime monetare duke komodifikuar të drejtat mbi veprën. Shpikësi komodifikon të drejtat mbi përdorimin e shpikjes së tij. E kështu me rradhë. Madje edhe punonjëset e seksit kanë komodifikuar marrëdhëniet seksuale, të cilat në funksionin e tyre të parë e kryesisht moral nuk janë për shitje. Ndërsa në një reality shoë konkurentët përpiqen të komodifikojnë trupin, emocionet, veset pse jo edhe e jetën tyre private.
Ekonomistët e lidhin Big Brother -in dhe formatet e ngjajshme me të, me tregun e vëmendjes. Edhe pse shpesh diskutohen si një zhanër unik psiko- social, këto formate ofrojnë një mënyrë punësimi për njerëzit që duan të pasurohen nëpërmjet vëmendjes. Pra, një aktor, një gazetar, një moderatore dikur të punësuar në një shfaqje a emision me skenar, shëndrohet në “interpretues në një sipërmarrje me buxhet të ulët”, me qëllim sigurimin e vëmendjes më të gjerë të publikut.
Të gjithë këta “të punësuar” kanë shpresën se me anë të mediave sociale, famën e fituar në “shtëpinë më të famshme në botë” do ta monetarizojnë në të ardhmen e afërt. Ata ëndërrojnë të shndërrohen në “tabela frymore marketingu në instagram”, ose të vazhdojnë të jenë protagonistë në formate të tjera që janë surrugato nga përmbajtja.
Ndaj jo pa qëllim këto formate janë konkurruese, pasi konkurrimi është formula ekselente për të rritur audiencën edhe fitimet. Sepse dramat, viktimizimi dhe narrativat emocionale që janë kaq të nevojshme për të siguruar vëmendje, prodhohen lehtësisht në formate konkurruese.
Ndërsa vetëm audiencat e zgjuara mund ta kuptojnë se “realiteti” aty nuk mbart ndonjë ngjashmëri me realitetin. Roza Lati për shembull e di mirë që është e punësuar, në një sipërmarrje nga e cila ose mund të fitojë ose mund të dal me gisht në gojë. Ndaj, që të fitojë duhet të debatojë ashpër me kë i del përpara, të shëtisë me tanga nëpër shtëpi, të tregojë pse u nda nga i dashuri, madje edhe të kërcënojë se është e zonja të katrorizojë edhe rrumbullaksin e organe njerëzore.
Ndërsa ndonjë tjetër që të ofrojë spektakël, loton në një dramë të vërtetë malli, në mënyrë që historia të bëhet më e trishtuar dhe më dramatike për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Fituesi i vitit të kaluar edhe pse shpiku një sëmundje të rëndë e shkoi edhe në urgjencë, prap fitoi.
Për të gjithë këtë ofertë racionalisht irrituese, ka një kërkesë emocionalisht të pranueshme. Natyra njerëzore magjepset nga tragjedia, konfliktet ekstreme edhe shkeljet e normalitetit. Ato janë hipnotike për t’u parë, aq më tepër kur ndodhin në televizion.
E pra, ndërsa është lejuar të lulëzojë një treg që mund të plotesojë pikat më të dobëta e më të errta të natyrës njerëzore, që shpërblen vulgaritetin, mashtrimin dhe injorancën, por që i siguron produksionit dhe fituesit shumë para e famë (madje këtij të fundit edhe një intervistë në podcastin e kryeministrit!), ç’faj kanë Roza, Juli që ndërroi mendje, apo Romeo etj që duan me çdo kusht të fitojnë?
Tregu i lirë dhe i pa rregulluar nuk kujdeset për normat morale, ndaj edhe në procesin e ndërtimit të kapitalizmit liberal, duke rendur pas suksesit i cili matet nëpërmjet parasë, duke mos u kujdesur aspak për vlerat e përbashkëta shoqërore, u privatizua çdo gjë publike dhe po shitet në publik çdo gjë private.
Ndaj mos e gjykoni Rozën e askënd atyr brenda në Big Brother. Ky treg këtë produkt ka.