zoom

Të gjitha

“Einxhel, e rrezikshme”/ DJ Dagz: Donte të më puthte, por nuk ka shanse

Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” i dha mundësinë një çifti që të shkonte në dhomën e surprizave për një darkë ndryshe.

Banorët menjëherë thanë emrin e Sarah dhe Pajtimit, por ky i fundit refuzoi.

E për shkak të refuzimit që DJ PM i bëri blogeres, takimin “romantik” mbrëmë e përfituan Einxhel dhe Arbër. Dyshja kanë pasur shumë debate me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por kanë arritur që të sqarohen.

Ndërkohë pas përfundimit të kësaj mbrëmje ndryshe, teksa DJ Dagz ndodhej në oborr së bashku me banorët e tjerë, i kthehet Donaldit e me shaka i thotë për Einxhel:

“Është shumë e rrezikshme, e shikoja o vlla non stop se po do me më puthë, por jo në takimin të parë nuk ka shanse”.

“O shpirti unë të thashë që ajo të ka shkruar 3 herë dhe ti ia ke lënë seen dhe ajo po del me ty”, i kthehet Donaldi me humor, teksa Einxhel ishte aty dhe vetëm qeshte.

Pjesë nga biseda:

DJ Dagz: Aty duhet me nejt me të veç. I thashë faleminderit për këtë darkë. I thashë je shumë e mirë, shumë njeri i mirë, je duk shumë bukur. As më tha faleminderit, as më tha edhe ti.

Donaldi: A di pse? Se ia ke lënë 3 herë seen. E fakti që doli me ty…

Einxhel: Shumë faleminderit që na zgjodhët ne