zoom

Lajme

Eglën s’e mbajnë më nervat, sulmon Meritonin: Ngri brek*t kur flet me mua se të ranë, je i djegur!

Egla Ceno, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli prej disa ditësh janë të mbyllur në një dhomë me mure të bardha, sepse pas përjashtimit të treshes nga shtëpia e “BBVIP” të shtunën, publiku do të vendosë se cili nga ata do të bëhet sërish pjesë e garës për të fituar çmimin e madh.

Ndonëse janë të mbyllur mes katër mureve, tensionet dhe debatet mes çiftit dhe aktores nuk kanë të mbaruar.

Së fundmi Egla ka debatuar ashpër me dyshen, ku në një moment ajo iu drejtua Meritonit: “Ngri brekët kur flet me mua se të kanë rënë brekët”, ndërsa ai vetëm qeshte.

Aktorja iu drejtua çiftit duke iu dhënë që dje bënë skenë vetëm që mos ta linin atë të futet në dhomën e rrëfimit, megjithëse një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ana e këtyre të fundit.

Pjesë nga debati:

Egla: Ik ore andej. Ngri brekët kur flet me mua se të kanë rënë brekët.

(Meritoni qesh me të madhe).

Egla: Ngri brekët po ik. Shko e mbill ndonjë çereste. Ec se je i djegur. Ty ta vura vizën unë. Ti mos të më lësh të futem te dhoma e rrëfimit dje? Ju të bëni të gjithë filmin që bëtë dje deri në mëngjes!

Meritoni: Ku e shikove ti se s’të lashë?

Egla: Ku të pëlcasin.

Ilnisa: A e kupton se sa bllof del.

Egla: Jo të dy për një herë, me radhë. /ZOOM.AL/