zoom

Lajme

Egla thyen rekordin e Luizit, shikueshmërinë më të lartë në momentin e fikjes së dritave të BBV

Luiz Ejlli është emri që do të mbahet mend si fituesi i sezonit të dytë të spektaklit të ndjekur të shqiptarëve “Big Brother VIP Albania” dhe Ilir Shaqiri i të parit.

Por sezoni i tretë që u mbyll të shtunën, është ndjekur me një interes të jashtëzakonshëm, teksa do të kujtohet për rekordet e tij në shikueshmëri, pasi pati një pranim të gjerë jo vetëm në Shqipëri, por nga shqiptarët në mbarë botën.

Megjithatë, një detaj i çuditshëm ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, lidhur me momentin kur Luizi fiku dritat e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 2” dhe momentin e ngjashëm nga Egla Ceno, e cila u shpall fituese e sezonit të tretë.

Dhe sipas të dhënave, shikueshmëria në rastin e Eglës ka qenë më e lartë. /ZOOM.AL/