zoom

Lajme

Egla i kthehet keq Romeos, shkak Heidi: E ke katandisur në rreckë, e ke kokën bosh

Romeo Veshaj dhe Egla Ceno janë përfshirë sërish në një debat të ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Aktori e ka akuzuar banoren se ajo nuk ia ka kthyer respektin dhe mbështetjen në të njëjtën formë që ai ia ka dhënë në këtë shtëpi, megjithëse një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kjo e fundit.

“Ti më ke qëlluar”, i tha Romeo, teksa aktorja e mohoi duke thënë: “Jo unë s’të kam qëlluar, por ti më ke munguar respektin”.

Nga ana tjetër Egla i tha konkurrentit se ai ka shndërruar të dashurën e tij në një “rreckë”, sepse sipas saj aktori e la Heidi Baçin të presë si mumje sa atij ti rikthehet besimi.

Pjesë nga debati:

Egla: Siç me ke parë, të kam parë.

Romeo: Unë jam bërë copa për ty.

Egla: Siç më ke ruajtur, të kam ruajtur.

Romeo: Ti më ke qëlluar.

Egla: Unë të dua shumë dhe që je me Baçin.

Romeo: Se besoj.

Egla: Je i ngadaltë o zemra ime. Më hap krahun, mos më rri mes rrugës duke qarë.

Romeo: Ti bën gabime të mëdha shpirt.

Egla: Dua të gaboj o zemra ime, po nuk gabova nuk mësoj.

Romeo: Ke ngatërruar rrugën, më dëgjo mua.

Egla: Po luan fortë o zemra ime.

Romeo: Prandaj më qëllove?

Egla: Jo unë s’të kam qëlluar, por ti më ke munguar respektin.

Romeo: Respekti ka qenë i njëanshëm.

Egla: Ti se di se çfarë është respekti. Unë jam më e fortë se ty në reagime.

Romeo: Mendimi yt.

Egla: E katandise atë gocën në një rreckë.

Romeo: E kanë thënë të gjithë.

Egla: Një femër që pret një mashkull të mendohet dhe të thotë kam besim apo jo, s’dua ta shikoj.

Romeo: Këtë fjalin tënde ja kam dëgjuar Julit.

Egla: Kjo më bën që ta dua, sepse ajo ngeli si mumje duke të pritur ty. Hajde se e ke kokën bosh fare! /ZOOM.AL/