zoom

Politikë

Edi Rama çon Aleksandër Vuçiçin në lokalin ku priti edhe Albin Kurtin

Mbahet nesër në Tiranë takimi i radhës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, me pjesemarrjen e kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. 

Por ashtu siç e kanë bërë traditë tashmë të tre liderët e vendeve që e kanë përqafuar deri më tani këtë nismë, takimi nis me disa takime informale që në një ditë më parëq. Ndaj të dy të ftuarit e Ramës në këtë takim kanë mbërritur që ditën e sotme në Shqipëri dhe fillimisht kanë patur një takim në hotel Rrogner në kryeqytet dhe më pas do t’i drejtohen Elbasanit, aty ku Rama ka shtruar edhe një darkë në nder të tyre. 

Nuk dihet nëse është rastësi apo diçka e menduar nga më parë prej Ramës, por ai ka zgjedhur si vend për të darkuar me Vuçiçin dhe Zaevin, pikërisht lokalin “Fish City” në pronësi të Gjergj Lucqës, pikërisht aty ku tre javë më parë priti gjithë qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Zoran Zaev.