zoom

Lajme

Edhe aktori Julian Deda përfshihet në debatin për Elseid Hysaj, ja çfarë poston ish-finalisti i BBV

Ndeshja Shqipëri-Itali përfundoi me rezultarin 2-1, ndërsa Elseid Hysaj ishte futbollisti që u “kryqëzua” nga fansat pasi uli kokën dhe Italia shënoi gol.

Të shumtë ishin personazhet VIP që mbështetën futbollistin, ku ndër ta është edhe aktori Julian Deda.

Përmes një postimi në InstaStory, së fundmi Juli e ka këshilluar futbollistin që të shikojë përpara sepse sipas tij askush nuk mundet që t’ia hedhë poshtë kontributin që ai ka dhënë për Kombëtaren shqiptare.

“Ec përpara Elseid Hysaj, askush nuk do të ta hedh poshtë kontributin që ke dhënë dhe po jep për Kombëtaren”, ka shkruar aktori krahas fotos së Hysajt. /ZOOM.AL/