zoom

Aktualitet

E zuri gjumi në timon dhe makina përfundoi në kanal, humb jetën 64-vjeçari në Vorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vorë, në rrugën Muçaj, ku një 64-vjeçar ha humbur jetën pasi ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas policisë, dyshohet se për shkak të pagjumësisë apo të ndonjë problemi shëndetësor ka humbur kontrollin nga rruga dhe makina ka rënë në kanal.

Për pasojë shoferi i makinës ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.