Aplikacion
Florand Shehu është shfaqur kokëulur para gjykatës të Athinës, ndërsa mësohet se para trupës gjykuese ai ka qëndruar i heshtur.
Një ditë më parë, 40 vjeçari u vetëdorëzua në polici pasi kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij Anisën, pas një sherri për xhelozi.
Ekzekutimi i viktimës, nënë e një fëmije të mitur ka shokuar opinionin grek dhe shqiptar, marrë shkas nga mënyra se si autori vrau bashkëshorten duke i prerë fytin.