Aplikacion
Në foto shihet momenti kur ajo mbërrin në gjykatë teksa mban një kapuç në kokë për të mos zbuluar fytyrën. Ajo është pritur me protesta nga shokët dhe shoqet e klasës së viktimës, të cilët me lot në sy bërtisnin: “Drejtësi për vëllain tonë Beharin.”
Krimi ndodhi mbrëmjen e 21 dhjetorit tek vendi i quajtur “Banjat e Tetovës”.
Trupi i pajetë i adoleshentit u gjet në ujë, ndërsa pas arrestimit e dashura e tij pranoi vrasjen, duke thënë se e goditi e mjete të mprehta në kokë pas një debati në makinë. Më pas ajo dyshohet se hodhi trupin e pajetë në Shkumbin dhe u largua nga vendngjarja.
Kushëriri i viktimës tha se i riu ishte në një lidhje me autoren e dyshuarit të krimit prej 4 vitesh dhe para se të largohej nga banesa u ka thënë familjarëve që do të takohej me të.
Gjysmëfinalet e Europa League, De Rossi për përballjen me Leverkursen: Do jetë e vështirë