Aplikacion
Trupi i një të moshuari u gjet nga kalimtarët në rrugë, në zonën e “Urës së Mifolit”, kurse policia pasi konfirmoi ngjarjen, njoftoi se nisi hetimet me grup ekspertësh. Paraprakisht dyshohet se shkaqet janë natyrale, por ekspertiza do konfirmoje faktorin e vdekjes.
“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Fitote, Novoselë, në një kasolle në afërsi të “Urës së Mifolit”, është gjetur pa shenja jete shtetasi R. T., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet paraprakisht se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar. Policia po merr edhe dëshmitë e familjarëve për problemet shëndetësore që kishte i ndjeri apo nëse ka faktorë të tjerë. /ZOOM.AL/