Aplikacion
Policia njoftoi se si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçarja ka ndërruar jetë pak më pas.
“Më datë 30.04.2023, rreth orës 19:50, në rrugën “Memo Meto”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja E. P., 42 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, teksa po pyeten të afërmit për të mësuar më shumë, si dhe zbardhur shkaqet. /ZOOM.AL/