zoom

Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ 31-vjeçari djeg veten me benzinë

E rëndë në Tiranë/ 31-vjeçari djeg veten me benzinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne te Kthesa e Kamzës në Tiranë.

Policia njoftoi se një 31-vjeçar tentoi të vetëdigjet me benzinë.

Si pasojë e flakëve, ai mori djegie në trup dhe u dërgua në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore dhe as arsyet që e kanë shtyrë 31-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.