Aplikacion
Një 46-vjeçar është gjendur i pajetë nga familjarët, para banesës së tij, në fshatin Selcë e Poshtme.
Dyshohet se 46-vjeçari me iniciale S. O., është vetëvrarë dhe se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor”, sqaroi policia vendore.
Teksa hetimet vijojnë ende dhe priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë. /ZOOM.AL/