Aplikacion
Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë në banesën e tij në fshatin Vreshtas, në bashkinë e Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i mituri vuante nga epilepsia dhe kishte probleme me zemrën që prej lindjes.
Ka qenë nëna e tij ajo që ka kërkuar ndihmën e urgjencës mjekësore, por kur ekipi i mjekëve ka mbërritur në banesë, 14-vjeçari ishte pa shenja jete.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Mësohet se i mituri jetonte me nënën dhe njerkun e tij, pasi prindërit ishin të divorcuar.


