zoom

Aktualitet

E rëndë në Itali/ Djali i shefit të policisë dhe i avokatit, vrasin shqiptarin! Detajet e krimit

Një 17-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë në Baden Powell, në Pescara të Italisë, në rrethana e motive që po hetohen.

Mediat italiane raportojnë se i riu u gjet në një park, ndërsa në trup kishte disa plagë të shkaktuara nga thika. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit, pasi nuk ka pasur dokumente me vete.

Sipas informacioneve paraprake, ekipet e shpëtimit 118 kanë marrë një telefonatë rreth orës 21:00 të së dielës në mbrëmje. Djali me origjinë shqiptare është gjetur me fytyrën të kthyer në tokë.

Vrasja duket se ka ndodhur në kulmin e një debati. Të arrestuar janë dy djem, njëri nga të dy është djali i një komandanti policie të stacionit lokal, tjetri djali i një avokati të njohur nga Pescara.

Goditja me thikë ka ardhur nga një debat, por mbetet ende për t’u vlerësuar se cila ka qenë arsyeja, edhe nëse nga hipotezat e para duket se në bazë të përleshjes ka pasur një borxh prej disa qindra eurosh, për çështje droge. /ZOOM.AL/