zoom

Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i vdekur një person në Tiranë, zbardhen detajet e para

Një 61-vjeçar është gjendur pa shenja jete në Tiranë në një subjekt privat. Sipas informacioneve të policisë dyshohet se është vetëvarur.

Në njoftimin zyrtar policia bën me dije se në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në godinën e një subjekti privat, është gjetur nga kalimtarët, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. B., 61 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.