Aplikacion
Policia po mundohet të zbardhë plotësisht këtë ngjarje të rëndë, ku 29-vjeçarja mbeti e vdekur pasi u qëllua me armë zjarri pasi kishte dalë nga cirku ku kishte shkuar me të birin.
Sipas mediave meksikane, një person e ka qëlluar me armë në tentativën për ta grabitur, duke u munduar ta trembë atë. Por plagët që ka marrë kanë qenë të rënda dhe ajo është ndarë nga jeta më pas në spital.
Marta Paola Salcedo ishte një prezantuese e njohur televizive në Meksikë dhe një influencer me famë në vend. Ajo ishte një tifozë e zjarrtë e futbollit, përveç lidhjes familjare me mbrojtësin e Meksikës, pasi që e re ndiqte ndeshjet e Çivas dhe Real Madrid.
Ajo kishte edhe një lidhje romantike me portierin uruguaian Nicolas Vikonis, me të cilin kishte një djalë.