zoom

Ekonomi

“E premtja e zezë”, e-Albania jashtë funksioni

“E premtja e zezë”, e-Albania jashtë funksioni

E-Albania i është rikthyer avazit, duke penguar aksesin për qytetarët dhe subjektet.

Edhe sot, në ditën që bizneset e quajnë “E Premtja e Zezë”, situata nuk ka ndryshuar. Me fundjavën dhe ditën e hënë që pasojnë si pushime zyrtare, përdoruesit raportojnë sërish vështirësi serioze në përdorimin e SelfCare.

Në disa raste sistemi hapet me ngadalësi dhe ndërprerje, ndërsa në të tjera nuk arrin të ngarkohet fare, duke mbetur në tentativë pa përfundim.

Gjatë muajve të fundit, bizneset janë përballur në mënyrë të përsëritur me defekte të platformës, e cila përdoret për një sërë proceseve administrative online.

Nga rakordimi i faturave, te fiskalizimi i importit dhe lëshimi i faturave për të vetëpunësuarit, shumë prej shërbimeve kryesore kanë qenë shpesh të paaksesueshme ose me probleme të vazhdueshme.

Edhe kur sistemi rikthehet përkohësisht në funksion, stabiliteti i tij mbetet i dobët dhe ndërprerjet përsëriten.

Në këtë situatë, ekonomistët dhe kontabilistët gjenden shpesh në mes të presionit të bizneseve dhe mungesës së zgjidhjeve teknike, duke u detyruar të japin shpjegime për probleme që nuk varen prej tyre. Ndërkohë, në ditë si këto kur administrata është drejt pushimeve, pritshmëritë për një reagim të shpejtë bëhen edhe më të vogla.

Postime të lidhura