zoom

Aktualitet

E përplasi me makinë në oborrin e banesës, si 56-vjeçari tentoi të vrasë ish-burrin e motrës

Një 56-vjeçar ka tentuar të vrasë duke përplasur me makinë ish-burrin e motrës së tij.

Pas ngjarjes, 56-vjeçari Eduart Dingo është arrestuar nga policia e Beratit.

Ai u arrestua pas tentativës për ta vrarë ish/burrin e motrës, Jani Vasiliu duke e përplasur me makinë.

Ky i fundit ishte duke punuar në oborrin e banesës kur ish-kunati ka ardhur me shpejtësi me automjet dhe e ka përplasurz

Jani Vasiliu dhe 56-vjeçari mësohet se kanë pasur prej kohësh konflikte pronësie të vaszhdueshme me njëri-tjetrin,pasi janë edhe komshinj.