zoom

Aktualitet

E pazakontë/ Policia del në konferencë për shtyp në 1 të natës. Çfarë ka ndodhur?

Në mënyrë të pazakontë, Policia e Shtetit ka lajmëruar pak momente më parë për një konferencë për mediat pas mesnate. Në një njoftim të shpërndarë në grupin WhatsApp policia bën të ditur se në orën 01:00 të natës do të dalë për një konferencë për mediat Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Zoom mëson se konferenca lidhet me arrestimin e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, në Fier, pas përplasjes me armë në Elbasan, por nuk kuptohet dalja para publikut në një orë kaq të vonë, kur thuasje të gjithë janë në gjumë.

Ka dyshime se dalja ka për qëllim të zhurmojë arrestimin e deputetit socialist, Alqi Bllako, të akuzuar për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

Njoftimi i policisë

Në orën 01.00 të mëngjesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm do japë një konferencë për mediat.  Ju ftoj të vini për ta ndjekur.  Ndjesë për orën e vonë.