zoom

Bota

E pazakontë! Gruaja me dy mitra sjell në jetë 2 vajzat në dy ditë

Një grua amerikane me mitër të rrallë të dyfishtë ka lindur dy foshnje në dy ditë. pas një shtatzënie “një në një milion”.

32 vjeçarja Kelsey Hatcher, lindi vajzën e parë të martën, ndërsa të dytën e solli në jetë të mërkurën me një diferencë prej 20 orësh, në Spitalin e Universitetit të Alabama në Birmingham (UAB).

Vajzat e lindura nga dy mitra të ndryshme kanë ditëlindjen në ditë të ndyshme. Hatcher tha se tani ishte kthyer në shtëpi për të “shijuar pushimet”.

Ajo zbuloi në moshën 17-vjeçare se kishte një mitër të dyfishtë (uterus didelphys), e cila konsiderohet si një anomali e rrallë që prek 0.3% të grave.

Dhe gjasat për të mbetur shtatzënë në të dy mitrat, ishin edhe më të vogla, në “një në një milion”, sipas UAB.

Hatcher ka pasur tre shtatzëni të mëparshme, të shëndetshme. Këtë herë, ajo mendonte se ishte shtatzënë vetëm në një mitër, derisa gjatë një kontrolli rutinë u zbulua se kishte foshnje në të dy mitrat e saj.