zoom

Bota

E paprecedentë, Kina dënon me vdekje shkrimtarin australian! Akuzohet për spiunazh

Shkrimtari australian, Yang Hengjun, është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Kinë.

Vendimi është marrë pas vitesh që shkrimtari akuzohej për spiunazh.

NN ka raportuar se dënimi mund edhe të konvertohet në burgim të përjetshëm pas dy vitesh.

Yang, 58 vjeç, u arrestua në vitin 2019 në aeroport kur mbërriti në qytetin jugor të Guangzhou me gruan e tij nga Nju Jorku për të parë familjen në Kinë.

Shkrimtari i ka mohuar akuzat gjatë të gjithë këtyre viteve.

Mbi vendimin ka reaguar edhe qeveria australiane, e cila ka deklaruar se ndjehet e tmerruar nga vendimi i marrë nga Pekini.

Ministrja e Jashtme, Penny Wong, ka thirrur ambasadën e Kinës në Australia për një shpjegim mbi rastin e tij, derisa ka shtuar se s’do të heqë dorë nga kërkesa për lirim.

“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje për standarde bazë të drejtësisë, drejtësi procedurale dhe trajtim njerëzor të Yang, në përputhje me normat ndërkombëtare dhe detyrimet ligjore të Kinës”, thuhet në reagimin e ministrisë. /ZOOM.AL/