zoom

Aktualitet

E moshuara tregon si e dhunoi nusja: Më kapi shkopin, djali më pastroi fytyrën

82-vjeçarja Nazmie Nuci nga Shkodra rrëfeu si u dhunua nga nusja e djalit, Elmira Buci.

Nga spitali, e moshuara tregoi se nusja e goditi me shkopin që ajo përdorte për të ecur.

Në momentin e ngjarjes, sipas saj, djali nuk ishte në shtëpi, por kur erdhi nuk njoftoi ambulancën apo policinë.

Rasti u denoncua nga fqinjët e të moshuarës, që e panë një ditë më pas.

“Unë isha në shtëpi. U kap nusja me mua. Më kapi shkopin se unë eci me shkop, jam me ishemi. Më goditi. Më ka ngritur prej këmbësh. Djali s’ka qenë në shtëpi. Por nuk më çoi në spital, s’më bëri asgjë, vetëm më pastroi fytyrën sepse isha mbuluar me gjak. Tani unë 82 vjeçe, të më bëjë kështu?!”, tha ajo.

Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askënd për dhunën për shkak se i nusja i kishte thyer edhe celularin.