Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa Nazime Buci ka përfunduar në spital ku janë të dukshme shenjat e dhunës në trupin e saj.
Pas ngjarjes, 43-vjeçarja që dhunoi vjehrrën është arrestuar nga Policia e Shkodrës.
Elmira Buci u denoncua nga 82-vjeçarja e cila e paditi pasi e goditi me bastun.
“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media),”- raporton policia.
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore