Aplikacion
Një grua e moshuar raportohet se u hodh mëngjesin e sotëm nga pallati ku jetonte, të paktën kështu dyshon paraprakisht policia vendore, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktima është një 67-vjeçare, teksa rrethanat dhe shkaqet janë nën hetim aktiv nga ekspertët. Paraprakisht dyshohen faktorët e një depresioni, por nuk përjashtohet edhe një aksident.
Burime zyrtare thanë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 9 të qytetit. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.
“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.9, rruga “Midhi Kostani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, shtetasja S. S., 67 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Brenda 24 orëve të fundit në Korçë, ky është rasti i 3-të i vetvrasjeve dhe në të treja rastet kanë qenë gra.
E para u lye me benzinë dhe hodh nga kati i katërt, teksa fillimisht u dyshua për zjarr aksidental dhe përpjekje për të shpëtuar, e dyta piu fostoksinë në gjendje depresive. /ZOOM.AL/
Nga arsyet e divorcit tek lajmet në media/ Xhensila Myertezaj flet për herë të parë