zoom

Aktualitet

E mbytën në gjoba, gruan e lëshojnë nervat në timon, merr para makinën e policisë bashkiake

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Tiranë. Një makinë tip “Toyota Yaris” ka goditur një makinë të policisë bashkiake, duke i shkaktuar dëme të shumta.

Raportohet se policia bashkiake ka qenë duke gjobitur makinën “Toyota Yaris” që drejtohej nga një grua. Por në këtë moment, mesa duket qytetarja nuk i ka mbajtur dot më gjatë nervat nga gjobat e shumta që ka marrë nga policia bashkiake dhe i ka dhënë gaz makinë duke përplasur makinën e bashkiakëve.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga Zoom.al, pas goditjes nga “Toyota Yaris” makina e policisë bashkiake ka devijuar aq shumë nga rruga, saqë ka goditur një shtyllë.
Megjithatë nuk ka një version përfundimtar nga policia e shtetit lidhur me shkaqet e aksidentit./Zoom.al/