Aplikacion
Pas mbledhjes dhe vendimit indinjata ka qenë aq e madhe, sa një qytetar, i cili po protestonte në lidhje me ngjarjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka goditur një këshilltar të majtë.
Ndërkohë para fillimit të mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh elbasanas kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit, me votat e të majtëve. Opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm.
Sot para fillimit të mbledhjes këshilltari i PSD, Erion Murataj, kërkoi anulimit e vendimit të marrë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. /ZOOM.AL/