zoom

Stil

E gjitha skenar? Konkurrentja e “Për’puthen” fotografohet në momente intime me ish-konkurrentin

Ish-konkurrenti i emisionit “Për’Puthen”, Albi Zhuka dhe konkurrentja aktuale, Enrika Hasani janë fotografuar së bashku në një lokal.

Në foton e siguruar nga Zoom.al, dyshja shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, ku Albi Zhuka mban dorën në fytyrën e Enrika Hasanit. Dy të rinjtë duken se janë gati për të shkëmbyer një puthje.

Ata thuhet se janë fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit pak ditë më parë.

“Fotoja është realizuar para 3-4 ditësh,”- shkruan burimi për redaksinë e Zoom.al.

Si për ta mbështetur informacionin në fjalë vlen ngjyra e thonjve të konkurrentes së “Për’puthen”, e cila ka postuar edhe foto me të njëjtin model thonjsh kohët e fundit në rrjetin social Instagram.

Fotoja vendos edhe njëherë në pikëpyetje emisionin dhe vetë konkurrentët, të cilët nuk lejohet të krijojnë lidhje intime jashtë programit për shkak se supozohet që dashurinë duhet ta gjejnë aty.

Ndërkohë së fundmi, Enrika shkëmbeu puthje plot pasion me konkurrentin Buçi, duke  i bërë ndjekësit të besojnë në një romancë që po lind.

Nuk dihet se sa kohë Albi dhe Enrika janë në një lidhje dashurie, apo nëse produksoni i programit ka dijeni për këtë romancë, por ky është një tjetër skandal që ka përfshirë “Për’puthen”.

Edhe konkurrentë të tjerë të këtij programi janë përfshirë në video dhe foto-skandale./ Zoom.al