zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vorë, një i plagosur

Disa të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e kësaj të marte në fshatin Marikaj të Vorës.

Si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë plagë të këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ai është përfshirë në konflikt me një person tjetër.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të hetuar dhe zbardhur më shumë detaje.