zoom

Aktualitet

Ngjarja në Vorë/ Reagon policia: U plagosën edhe dy të tjerë, u përdorën edhe sende të forta

Policia e Tiranës reagoi pas të shtënave me armë zjarri që u regjistruan pasditen e kësaj të marte në fshatin Marikaj, në Vorë.

Sipas policisë, veç 25-vjeçarit Xhuliano Shkurti, të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, 35 dhe 37 vjeç.

Xhuliano Shkurti mori plumb në këmbë, ndërsa dy të tjerët u plagosën me sende të forta, që u përdorën gjatë konfliktit.

Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Përplasja dyshohet se ishte e çastit dhe ndodhi në një servis makinash në zonë.