zoom

Aktualitet

Botoks kontrabandë në qendrat estetike në Tiranë, “mësyn” policia

Rreth 30 qendra estetike në Tiranë, që dyshohet se punonin me mallra kontrabandë, janë kontrolluar nga Departamenti i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Referuar burimeve, në këto qendra është gjetur botoks kontrabandë, me të cilat dyshohet se punonjëset kryenin shërbimet estetike te klientët.

Deri më tani nuk ka urdhër-arreste të lëshuara nga ana e Prokurorisë se Tiranës, ndërsa pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje nga autoritetet.