zoom

Aktualitet

E fundit/ Operacion në Nikël, arrestohet Marklen Haka

33-vjeçari Marklen Haka, një eksponent i botës së krimit ka rënë në prangat e Policisë.

Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha.

“Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës. Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.” – ka shkruar Hoxha.

Marklen Haka i shpëtoi një atentati në vitin 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij, 50- vjeçarja Shpresa Basha, e cila mbrojti nipin me trupin e saj. Ndaj të riut u qëllua me 100 plumba, ndërsa Haka kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu.

Ai rezulton i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërkohë që ka qenë objektiv i dy sulmeve me armë.