zoom

Të gjitha

A ishte deklarata e fundit e Bora Zemanit një mesazh për Donaldin?

Moderatorja e “Për’puthen” Bora Zemani ka qenë një ndër emrat më të përfolur së fundmi, pasi mendohet që ajo mund të jetë rikthyer me ish të dashurin e saj Donald Veshaj.

Bora, e cila ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” bashkë me autoren e “Për’Puthen” Olsa Muhamentin, ka folur pak për jetën e saj private.

Zemani u pyet nga Ori Nebiaj: “Bora je e lumtur ti?” Ajo u shpreh se lumturia është shumë temë e gjatë, por sipas saj, nocioni i lumturisë nuk lidhet vetëm me një partner.

“Duhet të flas shumë është temë e gjatë shumë. Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, i thashë Orit që nuk dua të kthej përgjigje se është temë shumë e gjatë. Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plot, jetën profesionale e kam shumë plot. Unë kam një djalë që e kam si drita që më mbush pjesën më të bukur të jetës.”, u përgjigj Bora Zemani .

Ndërkohë gazetari Ervin Kurti tentoi të zbulojë më shumë duke i drejtuar pyetje të tjera, por moderatorja preferoi të mos flasë më tepër duke e kaluar gjithçka me të qeshur./L.K

/Zoom.al