zoom

Lajme

E bujshme te “Ferma VIP”, aktorja Marjana Kondi puth në buzë këngëtaren!

Aktorja e njohur Mariana Kondi, ka puthur në buzë këngëtaren Baby G në “Ferma VIP”.

Agai iu ka dhënë një sfidë fermerëve, të cilët duhet që të interpretojnë filmin “Mamma Mia”.

Baby G dhe Xhesika Polo janë protagonistët kryesorë të filmit, ku kjo e fundit ka rolin e të fejuarit të këngëtares dhe në një fragment vajzat duhet që të shkëmbenin një puthje me njëra-tjetrën.

E teksa vajzat ndihen në siklet, Mariana e është aktore profesioniste, i ka ndihmuar ato duke iu treguar se si të puthesh në një skenë filmi.

Aktorja ka shkëmbyer një puthje me Baby G, duke interpretuar skenën e filmit, megjithëse konkurrentët kanë shpërthyer në të qeshura. /ZOOM.AL/