zoom

Aktualitet

E arrestuara me grupin e trafikantëve të armëve, police e Burgjeve. Policia i shtriu përtokë (Foto)

Gjatë operacionit të sotëm “Repishti”, ku u sekuestruan disa armë zjarri, ka qenë e përfshirë edhe një efektive e Policisë së Burgjeve.

Burime policore thanë se vunë në pranga 5 persona dhe sekuestruan 9 armë zjarri në bagazhin e mjetit, të futura në valixhe.

Mes të ndaluarve është edhe Denisa Halilaj 22-vjeçe, bashkë me të cilën u arrestuan edhe 4 të rinj të tjerë, Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj dhe Mirjan Hasaj.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak” tha policia.

Gjithashtu policia publikoi edhe pamje të arrestimit e sekuestrimit, teksa shtriu të rinjtë përtokë. Të dyshuarit janë nga Malësia e Madhe dhe po hetohet grupi për të cilin po trafikonin. /ZOOM.AL/