zoom

Aktualitet

Dyshimet/ Policët gjejnë pistoletën të hedhur brenda në makinën e patrullës

Një efektive e patrullës në komisariatin nr 1 në Tiranë sëbashku me kolegun e saj mbrëmjen e së mërkurës kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit të shërbimit.

Punonjësja ka humbur një send personal dhe ka kërkuar sëbashku me kolegun mjetin.

Në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh të mbuluar me pluhur. Kur e kanë hapur brenda saj kanë gjetur një pistoletë TT.

Arma është dërguar në laborator për shenjat e gishtave. Dyshohet se arma mund të jetë lënë nga ndonjë person i shoqëruar që ka qenë i armatosur.

Ai dyshohet se ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së efektivëve dhe e ka fshehur.

Akoma nuk dihet sesa kohë ka patur arma e fshehur brenda makinës së policisë ndaj hetuesit dhe AMP nuk kanë akoma ndonjë emër të dyshuar.