Aplikacion
Një objekt i dyshimtë i konstatuar mëngjesin e kësaj të shtune në një automjet në Korçë alarmoi policinë dhe banorët e zonës.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:00 në lagjen nr. 18, në rrugën “Petraq Shomo”, ku në gomën e pasme të automjetit në pronësi të Gëzim Pasho u gjet një pako e dyshimtë, që fillimisht dyshohej se mund të përmbante lëndë shpërthyese.
Pas njoftimit, policia rrethoi zonën dhe largoi banorët nga perimetri i rrezikut, ndërsa në vendngjarje mbërritën edhe Forcat Xheniere për verifikimin e objektit.
Nga kontrollet rezultoi se objekti i vendosur në automjet ishte një aparat GPS dhe jo lëndë plasëse.
Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e personit që ka vendosur pajisjen në automjet. Ndërkohë, pronari i mjetit, me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë, ka dhënë deklarimin e tij në polici.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore