Aplikacion
“Unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar”, tha Muzaferi në muajin shkurt teksa ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.
Por tani që reality show ka disa muaj që ka përfunduar dhe Einxhel e Dagz shfaqen në çdo moment bashkë, duket se ai ka ndryshuar mendim. Dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri duket se e kanë bindur që dashuria e tyre është e vërtetë.
Teksa moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një foto pranë partnerit, vëmendjen më të madhe e ka marrë komenti i babait të saj. “Yjeeeeee”, ka shkruar Muzafer Shkira, duke treguar kështu se e përkrah lidhjen e së bijës me Dj Dagz./L.K
/Zoom.al
Borxhi ndaj sigurimeve 240 mln euro, KLSH: Do mjaftonte për indeksimin e pensioneve për shumë vite