zoom

Aktualitet

Durrës, rrugët nën pushtetin e ujit!

Reshjet e dendura të shiut, të rëna gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë bërë që disa lagje dhe rrugë të Durrësit të jenë nën pushtetin e ujit.

Situata më e rëndë paraqitet në lagjen nr.18, pranë stadiumit.

Uji, i cili ka depërtuar mbi trotuare ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.