zoom

Bota

“Duke pirë verë me djathë”/ Johnson përfshihet në skandal, publikohen fotot duke thyer karantinën

Presioni vazhdon të rritet mbi Boris Johnson pasi The Guardian zbuloi një imazh të tij në kopshtin e Downing Street, rezidencën zyrtare të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, me djathë dhe verë më 15 maj 2020, kur vendi ishte në një mbyllje totale.
Nderkohe justifikimi se ngjarja përbënte një “takim pune” është vënë në pikëpyetje nga prania e verës dhe djathit dhe 19 personave në grup.
Shishet e verës janë provë, ka mungesë të distancimit social dhe 19 persona janë mbledhur në grupe nëpër tarracën në Downing Street.
Në atë kohë, bashkimi sociale midis familjeve ishte e kufizuar në dy persona, të cilët mund të takoheshin vetëm jashtë dhe në një distancë prej të paktën 2 metrash. Në vendet e punës, udhëzimi tha se takimet personale duhet të zhvillohen vetëm nëse “absolutisht e nevojshme”.