zoom

Të gjitha

“Një Champions League tepër zhgënjyese”…?! Çfarë ndodhi me Camila Cabello ?!

Finalja e “Champions League” nuk ka shkuar edhe aq mirë për këngëtaren e njohur, Camila Cabello. Mirëpo, këngëtarja mesa duket është zhgënjyer pasi gjatë performancës së saj, tifozët kishin kënduar himnet e ekipeve të tyre me zë të lartë teksa Cabello këndonte.

Duhet theksuar se tifozët ishin të acaruar pas problemeve që kanë patur me biletat. Jo vetëm kaq por finalja nisi edhe me vonesë.

Cabello bëri një postim në Twitter më herët ku shkroi: “Po shoh performancën tonë dhe nuk mund të besoj se njerëzit po këndonin himnet e ekipeve të tyre me zë të lartë gjatë performancës sonë. Ashtu si ekipi im dhe unë punuam pa u lodhur për kaq shumë kohë për të sjellë atmosferën e duhur dhe për të dhënë një shfaqje të mirë”. Më tej ,ajo theksoi: “Shumë e pahijshme, por gjithsesi. Jam e lumtur që ju e pëlqyet”.

Mirëpo shumë ndjekës kanë shkruar në Twitter rreth rrëmujës organizative të UEFA-s.  “Mos lejoni kurrë që dikush të performojë përpara një finaleje të Ligës së Kampionëve. Faleminderit të gjithëve që u pajtuan në stadium duke e përshëndetur Camila Cabellon”.

 

“Festimi i finales së Ligës së Kampionëve të UEFAs është përvoja më e keqe që kam parë… kaq shumë njerëz që bërtasin. Ndjehem keq për Camila Cabellon. Nuk e meritonte sharjen. Turp për ty UEFA”./L.K

/Zoom.al